Kyqu

Emri pėrdorues:

Fjalėkalimi:


Kam haruar fjalėkalimin?

Regjistrohu!

Menya Kryesore

Nė Linjė

6 antarė janė online (1 antarė kanė hapur Artikujt)

Antarė: 0
Mysafirė: 6

mė tepėr...

Antarėt Aktiv

1
Bani
332
2
kenusi
74
3
vuki86
64
4
LEONELA
58
5
alba_girl
51

Antarėt e Ri

payday_089 2012/1/31
missrafika 2011/12/18
toli.m_20@zbavi 2011/11/5
eriona 2011/10/6
mariana 2011/10/1

i_Vetmuari
2011/9/26

Bastri-Fetahu
2011/9/21

Mister_BigBoss
2011/9/21
AMARILDO 2011/9/16
.Bekim. 2011/9/16

Kėrko

Postuar nga Bani Kyqur 2009/8/28 2:37:15 (358 Lexime)


Ai qe di me se shumti flet me se paku.
Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.
C’ ke bere do te ta bejne.
Dardha bie nen dardhe.
Dardha e ka bishtin mbrapa.
Dielli duket qe ne sabah(mengjes).
Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere.
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.
E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
Edhe bari i njome digjet neper te thate.
Fashati qe duket, s do kallauz.
Floke gjate mendje shkurter.
Fjalet jane gra, veprat burra.
Gruaja fut shejtanin ne shishe.
Gjella me kripe dhe kripa me ****ar.
Gjuha, vete ku dhemb dhembi.
Gjuha kocka s’ ka e kocka thyen.
Gjithe gishtat dhembin njesoj.
I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
I talluri, te tall.
Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone.
Kali i botes te le ne udhe, (rruge).
Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh… perpjete.
Kur s’ ke koke, ke kembe.
Koka ben koka peson.
Kush te do te shan.
Kush mungon, bluan.
Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka.
Mat shtate here, e pri njehre.
Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.
Me thuaj c’ shoke ke , te te them se cili je.
Me nje lule.., s’ vjen beari.
Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.
Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
Mendja e madhe.. e keqja e te zotit.
Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej.
Mollen e mire, e ha derri.
Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
Mos shiko gunen, po shiko punen.
Mos hiq petullat me duart e tjeterit.
Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte.
Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.
Nuk ngopet ariu me miza.
Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven.
Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.
Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire.
Nje gur s mban mur.
Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
Peshku ne det, tigani ne zjarr.
Peshku i madh e ha te voglin.
Perse thirret gomari ne dasem…?!!!.
Pi rakine, mos pi mente.
Pune shume, e fjale pak.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qeni qe leh shume, nuk te ha.
Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.
Rrushi shih rrushin, dhe piqu.
Rri shtrember e fol drejt.
S’ behen petullat me uje.
S’ bie rrufeja ne … (lavaman).
Shtri kembet, aq sa ke jorganin.
S’mbahet shtepia me mjell hua.
S’ mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
Te gjithe derrat nje fytyre kane.
Te bente c do mize mjalte… haja dhe une.
Ujku qimen e nderron por zakonin s’ e harron.
Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.
Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.
Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.
Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.
Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.
Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.
Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c’mall eshte.
Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne
xhep.
Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi)
Burri eshte cadra e gruas.
Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.
Dielli eshte jorgani i te varfrit.
Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
Nuk te ben duhani burre.
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
E shara eshte arma e te dobetit.
Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.***
Faji eshte jetim.
Fati ndihmon te guximshmit.
Femije shume - grushta shume.
Femija punetor mallin e ve vete, femija dembel humb edhe mallin e babes.
Fjala e djalit - pushka ballit.
Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
Fukarallek - maskarallek.
Fukaralleku prek ne burreri dhe ne nder.
Gazi dhe helmi jane vellezer.
Grate i ndajne vellezerit, ndersa grate motra i afrojne baxhanaket.
Hakmarrja gezon vetem shpirtkeqinjte.
Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.
Heshtja eshte flori, fjala - argjend.
Heshtja eshte e hidhur, por frytin e ka te embel.
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur
gjithcka.
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe.
I zgjuari nuk kerkon kryevend, nuk ha me teper se duhet dhe trurit nuk i ngarkon me shume se
mban.
Kanun me baben nuk ka.
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
Kur gruaja hyn ne punet e burrave, burri duhet te mesoje hilet e grave.
Kur njeriut i shtohet salltaneti, i largohet burreria.
Kur plaku dhe plaka nuk shkojne mire, ia kane pase me hile njeri tjetrit ne rini.
Kur i ben mire te varfrit, zere se i ke dhene borxh perendise.
Kur nxjerr sekretin e shokut je i pabese, kur nxjerr sekretin tend je budalla.
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
Kuri ben nder te keqit, ndez qiri ne shtepi te dreqit.
Kur varferia hyn nga dera, dashuria del nga dritarja.
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
Kush rron vetem me shprese, vdes i deshperuar.
Kush ka te kaluar ka edhe te ardhme.
Liria as nuk falet, as nuk blihet, por fitohet.
Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
Mendja e madhe te pret fatin.
Po ta dije djali sa e do baba, cmendet.
Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
Mesuesi me i mire eshte pervoja.
Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.
Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
Njeriu rron me shprese dhe me harrese.
Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s’ka cfare ben.
Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.
Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.
Paraja e bardhe per dite te zeze.
Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
Pasuria nuk eshte lumturia.
Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi. ***
Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
Qesh me mire kush qesh i fundit.
S’ka njeri pa nje te keqe.
Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa
Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet
Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij
Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet
Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven
Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe
Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra
Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje
Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret
Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone
Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton
Ai qe ka, don edhe ma
Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist
Ai qe kercenohet, rralehere hakmirret
Ai qe ngutet, cdohere vonohet
Ai qe premton shume, ben pak
Ai qe s’bindet, nuk din te komandoje
Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
Ai qe s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqi
Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
Ai qe s’punon si burre, rrin e qan si grua
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t’dale koder
Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s’ta don, vetem te shikon
Ai qe thote une jam une, ai hup gjithkun
Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
Ajo qe s’arrihet, duket me e embel
Ajo qe s’te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele
Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte
Ara me vica s’lavrohet
Ariu nuk rron duke lepire shputat
Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire
Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi
Armikut mos ia trego te verteten
Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre
As hasmin mos e pafsh pa pune
As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq
As uje mos pi ne krua te pushtetit
Ashtu qofte e sherr mos qofte
Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja
Ate dere qe s’e cel celesi, e cel paraja
Ate pune qe s’e ben dot vete, mos kerko t’i gjesh te mete
Ate qe nuk e don thuaji: Te pafsha pa pune
Atje ku fle uji, eshte me i thelle
Atje ku thone se ka dredheza me shume, merre shporten e vogel
Babai qe len djalin e mire pas, nuk vdes
Babane e mire nderoje, babane e keq duroje
Bajrami i vogel s’falet para t’madhit
Barren e kalit mos ia ngarko gomarit
Bashkii ben fuqine, ndasia ligeshtine
Bej gosti, qe te provosh mikun
Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta
Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh
Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben
Beni si them une, mos beni si bej une
Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja
Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin
Besnik behu, e bese mos zin
Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr
Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe
Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera
Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune
Bima e keqe rritet kudo
Bisha me e rrepte eshte kur t’i sulmohen klyshte
Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
Bleta din si behet mjalta
Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar
Bota eshte helm e mjalte e perzier
Brengat jane armiqte e jetes
Budallen mos e vet se t’kallxon vet
Buka ne bark, forca ne shtat
Buka s’ka turp
Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
Buke e kripe e zemer
Buke e qepe dhe shendet
Buka prej ****lli s’vjen
Bukuria dhe pasuria s’jane pergjithmine
Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
Bukuria e gruas duket ne mengjes
Bukuria nje dite, veprat nje jete
Bukuria te habite, bukuria te korite
Burgu eshte varr per se gjalli
Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
Burgu per burra eshte
Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
Burri me dy gra, kemishen pa la
Burri ne shtepi, si kercu i zi
Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
Burri per gruan eshte si catia per shtepine
Burri s’matet me pellembe por me zemer
Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
Buza me gaz shendeti pa mase
Ca nga ca vici behet ka
Cjapi me brire i prin kopese
Copen e madhe daje, fjalen e madhe perbije
Ceshte nje dite, s’eshte perdite
C’ha goja, tregon boja
C’kane bere te paret, i paguajne te pasmit
C’te mbjellesh do te korresh
Cdo e perpjete ka nje tatepjete
Cdo fillim ka edhe mbarim
Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet
Cdo mesim e ke fitim
Cdo pesim eshte mesim
Cfare gatuan ate do te hash
Cka ban baba, e hjek i biri
Cka ben i keqi, s’ben as dreqi
C’ke ne shtepi, tregon femija, c’ke ne shpirt tregon rakija
Cka mos te duash per vete, mos ia qit vellait
Cka ndjen zemra, atje te shkon mendja
Cka s’ngop syrin, s’ngop as barkun
Cka te bahet n’kojshi, prite edhe ne shtepi
Cka ta ben goja s’ta ben armiku
Cka te hedhesh ne det, e gjen ne krip
Ckull dhembin, te te shendoshet koka
C’mund te beje nje kale me nje karroce te shkaterruar?
Con nje kashte e te dalin gjashte
Corba e lire t’i djeg buzet
E ben mizen bulle, qimen tra
E di luga cka ka vegshi
E do shiun, por ne aren e vet
E drejta ka rrugen e gjate, por vjen
E dua nipin se do te me marre hakun me t’im bire
E gjuan gurin dhe e fsheh doren
E keqja s’harrohet, e mira po
E keqja s’ka fund
E keqja vjen me kembet e kalit dhe ike me kembet e breshkes
E keqja vjen shpesh nga ata qe jane shume te uritur so shume te ngopur
E lehte eshte barra ne shpine te huaj
E liga vjen nga s’e pandeh
E lire eshte kripa ne Durres, po e ngre qiraja udhes
E mira duhet kerkuar, e keqja vjen pa kerkuar
E mira e hallkut e e zeza e vetes
E mira e ka te miren, e keqja e ka te keqen
E mira te larteson, e keqja te turperon
E ngrena e lige te sjell dergjen, e dergja te sjellvdekjen
E sotmja e qesh te djeshmen
E thena dhe e bera jane shume larg
E treta ? e verteta
E verteta e vertete, por ne kohe e vend te vet
E verteta s’i pelqen gjithkujt
Ec e bridh ngado, por shtepine mos e harro
Edhe ai qe u martua edhe ai qe s’u martua, te dy pishman u bene
Edhe atij qe ka dije mbi te gjithe, i duhet te mesoje
Edhe durimi ka nje kufi
Edhe i fikun edhe i koritun
Edhe kau ka gjuhe te madhe, por s’flet dot
Edhe macen kur ta ngacmosh, te grithe
Edeh pula qorre, gjen ndonje kokerr
Edhe shakaja e ka kohen dhe vendin e vet
Edhe syte te t’i nxjerr evladi, prap e don
Edhe te jesh i bardhe si bora, nuk i shpeton gojes se keqe
Eja, baba, te te tregoj arat
Emri i mire fitohet me shume pune te mira dhe humbet me nje te lige
Eshte e dyshimte ndershmeria e atij qe thote se s’ka njeri te ndershem ne bote
Eshte zotesi e madhe te dish si duhet trajtuar te mundurit.
Kur dashuria don te flase, mendja duhet te hesht.
Gjuha e dashurise eshte te syte.
Dashuria ne sy lind, ne sy jeton ne sy vdes.
Dashuria qe u shua nuk ishte dashuri.
Eshte kenaqesi e madhe te dashurosh, edhe pse nuk ndihesh i dashuruar.
Dashuria eshte nje e mencur nder te cmendurit, nje helm qe te sheron nje embelsire qe te helmon.
Dashuria, kolli dhe kruarja kurre nuk mund te fshihen.
Dashuria eshte ujvare e pashtershme me emrin Femer.
Dashuria ofrohet si buka, si uji, si liria…
Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi…
Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore.
Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri.
Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime.
Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?
Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!
Dashuria s’ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume.
Dashuria e pare ecen si gaforrja.
Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja.
Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes.
Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit.
Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri.
Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen.
Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine.
Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti.
Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit.
Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, ‘e askush se ka pare.
Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja.
Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes.
Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme.
Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje.
Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!.
Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s’i merr as ere e as ngjyre, se s’ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja.
Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari.
Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta.
Te dashurosh do te thot te duash nje tjeter me shume se veten.
Dashuria asnjeher nuk lind ne shpirtin e prishur
Te dua sepse me dhe dashurine, e dua dashurine sepse ma dhe ti.
Dashuria platonike eshte vullkan pa erupcion.
Shumices se njerezve u duhet me shume dashuri sesa e meritojne.
Dashuro te tjeret nese do te te dashurojne.
Ai u martua me te sepse e dashuroi , Ajo u e dashuroi ate sepse u martua.
Neqoftese miqesia nuk permban dashuri, dashuria permban miqesi.
Dashuria eshte e amshuar derisa zgjat.
Ne fillim te dashurise te dashuruarit flasin per te ardhmen, e kur ajo eshte nga fundi flasin per te kaluaren.
Nga te gjithe pasionet dashuria eshte me e fuqishmja, ajo ne te njejten kohe sulmon Zemren Koken dhe Vetedijen .
Koha eshte jashtzakonisht e bukur, kur ben dashuri.
Nuk i ngjan me asnjeres qe kur te dua.
Asnje dashuri nuk eshte e sinqerte,pervecse dashuria per ushqimin.
Nuk mund te kete nje zhgenjim te thelle kur nuk ka nje dashuri te thelle.
Dashuri e paster eshte ajo qe nuk pergjigjet.
Dashuria ben te kaloje kohen,koha ben te kaloje dashurine.
Dashuria eshte si fati,nuk i pelqen qe ta ndjekesh.
Nje nate dashurie eshte nje liber i lexuar.
Ndersa une do te harroj vetem atehere kur i njejti piktor te pikturoje zhurmen e midhjeve ne fund te oqeanit Paqesor o zemra ime.


Postuar nga Bani Kyqur 2009/8/27 5:37:39 (589 Lexime)

Perkujtim per kercovarin klasik,mesuesin veteran Hamza Halili!
MESUES I DRITES

Tek shkoje Kercoves terthor,
s'u ndave nga bicikleta.
Mesues zemerbardhe si debore,
le pas vepra te verteta.

Vete nxenes dhe vete mesues i ri,
mesues dhe nxenes plak.
Abetaren dhe flamurin kishe pasuri,
dhe gjithe Kercoven thelle ne gjak.

Shtepia jote ishte librari,
ku te gjithe merrnin driten.
Merrnin udherrefimin per dinjitet e liri,
per ardhmeri Ti mbolle rriten.

Mburreshe me gjeneratat e tua,
me shume se me femijet e tu ne shtepi.
Me gjithe zemer thoshe : " I dua"
"Jane per gjithe kombin ardhmeri".

Mesues idealist i vertete,
me shkronja vendin e mbulove.
Aty ku jetove me rrufete,
ne amshim u shtrive dhe pushove.

Per ne je hero i vertete,
Ti na dhe krahe me fluturu.
Keshilla na le per kete jete,
edhe neve shtate femijeve te tu.

Thoshe " ne ate bote kur te shkojme"
" s'ka numra vitesh, as pervjetore"
Vetem veprat e mira mbijetojne,
per kombin si permendore.

Vjen Shpati me nje fletore,
me gezim dhe me nje pikellim.
Ne mundje thote : "sot korra fitore"
Per gjyshin Hamza e kam dedikim.

Sa te jeme gjalle do te kujtoj,
Ti me mesove se c'eshte jeta.
Do mbyll syte te te parafytyroj,
ne biciklete,krahun plot gazeta.

Pikellimi per Ty na vret,
Ti shkove ne perjetesi.
Ismaili krahehapur te pret,
Ti je shume i lumtur une e di.

Si te te them lamtumire!?
Ndarje shume e idhet me duket vdekja.
Dati ! mesuesi im i mire,
me prit, me prit tek pikepjekja.



me nderime,
Xhabiri


P.S.
Niperit dhe mbesat e deshin shume te gjithe pa perjashtim, ai dinte si ti afroje dhe shume shume tregime dinte , si nje enciklopedi proze popullore qe ecte ishte dati.
Shpati shpesh thote dua te behem nje plak i mencur si babuli Hamza.


Postuar nga Bani Kyqur 2009/8/27 5:36:05 (728 Lexime)

Perkujtim per kercovarin klasik,mesuesin veteran
Hamza Halili!
Per Kercoven: kur te gezohem , kur te pikellohem kur te buzeqesh dhe kur te qaje as qe e kam dert ta ndaje cdo emocion me Kercoven dhe kercovaret, ne jemi vend shume i vogel dhe ashtu shume te lidhur si nje familje, nuk ia fsheh lotin vendit tim.
Na lidhin kujtimet, gjaku, vendlindja dhe varret na lidhin.
....................................................................................................

Ne mengjesin e 28 Janarit u nda nga jeta mesuesi veteran i Kercoves , dati im Hamza Halili.
I rrethuar me kujdes dhe dashuri nga cucat e veta Lija dhe Hajria, nga djali Shazi dhe kunata si engjull Atlija e cila na ka zbardhur fytyren gjithe familjes me respektin dhe kujdesin e jashtzakonshem per prinderit tane.
I rrethuar me perqafime te perditshme edhe me femijet e Shazit : Ismailin,Demin dhe Blendin.
Rexhepi u kethye nga vendlindja vetem 2 dite para se te nderroj jete babai, dhe une mberrina te nesermen...Vetem Qamilja nuk arriti ta shohi kete vit.

Sa i takon biografise se pergjithshme te babait tim ajo eshte e ngjajshme si e shume bashkekohanikve te vet, kercovaret nuk dallojne shume ne fatin , tragjedine dhe statusin e pergjithshem.
Per disa nga ato pikat e vecantat :
Une do te permend disa copeza biobrafie per bashkevendasit e mi dhe te gjithe ata qe tu bije rruga kendej dhe te ndalen ne kete Sofren tone.

Hamza Halili lindi me 7 mars 1927( ky regjistrim zyrtar , se ne fakt ka lindur ne vjeshte te vitit 1926).
Si jetim pa nene ne moshe te njome (6vjec) si me i madhi i tre femijeve ( dy motrat Selvija dhe Ejsma ) nuk e di kush me shume u kujdes per njeritjetrin por e di qe kur perkujtonin femijerine e humbur dhe te dhimbshme ata qanin dhe ne bashke me ata,u rriten me nje baba ( Demir Qafa )sert por burre i ndershem i vuejtun vete edhe me halle burgjesh por, fisnik ,dhe me nje nene te dyte qe per ne ishte gjyshe e vertete qe na deshi dhe e deshem shume (gjyshja Selime).
Keshtu babai mbijetoi dhimbjet,e pa rriten dhe pa driten me sy ne bankat shkollore( shkollimin elementar ne gjuhen Serbe, dhe shkollim fetar per gati kater vjet)
Ne ate kohe rrethi yne ishte thuaj plotesisht analfabet, ashtu ishte edhe shpirtndrituri gjyshi im qe e deshi arsimin dhe e dergoi djalin e vetem per nje jete me te mire .
Me kurset e para per mesues dhe pastaj edhe me Normalen e Shkupit babai ishte nder te paret e rrethit qe me nje perkushtim idealist iu rrek udhes se shkronjave per rrethin e vet thuajse plotesisht analfabet.Bashke me shume emra dhe bashkemoshatare qe jane shkruar me shkronja te arta ne historine lokale dhe ate te pergjithshme kombetare , si emra qe nuk harrohen.
Bashke me Zejnullah Mehmedin,Selim Adilin,Ramazan Bajramin,Baftjar Rrushajn,Abedin Zenkun(kane pasur dhe Ditelindjet zyrtare ne te njejtin muaj,dati me 7 dhe me duket xhaka Abidin me 27 mars te te njejtit viti 1927..),Ramazan Ballazhin, Hetem Selimin,Rasim Adilin,Rrahman Fejza,Isen Bekteshi(mesuesi im i pare),Mustafa dhe Jonuz Pinjolli ,Mehmed Mehmedi,Idriz Ahmedin,Remzi Baftiri...Rrafman dhe Samije Fejza.. dhe te tjere bashkekohanike por edhe te mbetur nga Shqiperia si ( Pertef Therepeli) ishin pra xixat e para per te zhdukur erresiren ne rrethin e Kercoves sone.
.................................................................................................
Karakteristika te vecanta kishte: ishte intelegjent, lexonte shume(deri nje dite perpara se te nderroje jete)ne mengjes shtypin , ne mesdite lutje dhe pas dite literature te gjitheanshme, kishte shume memorje te forte , ishte njohes shume i mire i historise kombetare, historise se Ballkanit dhe asaj boterore, ishte komunikativ dhe u dilte zot si farefisit ashtu edhe miqesise .

Vuejtje dhe gezime;
Jeten e jetoi me mundime derisa u rritem te gjithe ne , pasi dolen vellezrit ne Amerike jetoi nje jete te mire kjo per njezetepese vitet e fundit, i rrethuar me respekt dhe kujdes.
Pati rast te shohi boten, pati mundesine te japi mjetet e veta ku e shihte se zejne vend , dhe shkoi edhe ne Haxh dy here( njehere per nenen e vet qe pak e mbante mend)
Ne dekadat e fundit vec djeges se pasherueshme per humbjen e djalit me te madh Ismailit te tjerat i ka pasur si eshte me mire.
Edhe kete humbje e perballoi me burreri dhe dinjitet te papame duke ruajtur mendjen me lexime dhe lutje dhe aktivitete keshilluese dhe bamiresie.

Disa copeza bamiresie te babait per te portretizuar shpirtin kercovar tek dati dhe mesuesi im Hamza Halili:
-Si mesues vete, ishte agjitues i flakt per shperndarjen e arsimit si ne familje ashtu edhe ne gjithe rrethin.
Duke folur me fakte per arsimin dhe dobite qe arsimi i sjelle nje kombi.
- mburreshte shume me nxenesit e vet me shume se sa me femijet e vet, i gezoheshte jashtmase suksesit te tyre, merrte pjese ne ceremonite si i ftuar ne magjistratura dhe doktoratura, i deshte me gjithe zemer dhe i respektonte jashtmase deri ne mbivleresim.
- Bibloteka personale ishte nje thesar per gjithe rrethin si me libra te shume profileve edukativo-kombetare ashtu edhe me revista te te gjitha koherave.
Burim diturie per te gjithe ne Kercove.
_ mbledhes dhe dhurues mjetesh per nxenes te talentuar ne kohen kur nuk ka pasur fondacione.
_Delegat prinderor dhe aktivist per hapjen e gjimnazit te pare shqip ne Kercove.
_ Aktivist dhe vete donatore modest per hapjen e shkolles se pare te pavarur "Drita" ne llaxhe.
- Mbeledhes (nga te afert dhe miq te ngushte)dhe vete donor i mjeteve materiale ne kohe kur nuk kishte as parti politike dhe as shoqata humanitare: per Minatoret e Trepces, per punetoret e "Ramiz Sadikut" dhe shuma modeste te vetat dhe te shokeve te ngushte per familje te te burgosurve politik ne kohe shume te nevojshme...edhe per pese jetimet e deshmorit Tahir Mehaj nje shume modeste bashke me te ndjerin Ekrem (Dardha) ne Prekaz kur i kish harruar edhe Kosova vete.
_ Nismetar dhe donator kryesor per ringjalljen e Qafes fshatit te origjines sone...Ngritjes se Monumentit per Sulltanen, ndertimin e varrezave te mbuluara nga ferrat, dhe me pastaj manifestimin tradicional per fshatin e gjakut te vet, per Qafen e heroizmit te dhimbshem qe sot eshte e papopullzuar.
Shume gezoheshte se sot nje filiz i atij damari Shazi ka ndertuar shtepine e pare pushimore ne Qafe dhe mundohet per ringjallje te Qafes...Deri ne vjeshten e kaluar gati cdo fundjave dati ka shkuar atje.
Edhe shume bamiresi anonime per masen e gjere por qe i dijne njerez nen dhe , dhe pak,fare pak mbi dhe.
si thone per keto bamiresite anonime:

"Beni vetem bamiresi dhe mbetni anonim.Ato bamiresi kane avantazhin e dyfishte qe shmangin mosmirenjohjen dhe abuzimin"
..........................
Keto pak perkujtime qe i di dhe plot qe i di dhe nuk i di jane sadopak nje pasqyre per shpirtin e nje mesuesi qe e deshi Kercoven dhe jetoi dhe veproi gjithe jeten per Kercoven.

Ne vazhdim do te shkruaj pak mbresa ngushllimi...

Une sa e morra lajmin u nisa per ne Kercove, mberrina diten e neserme pas varrimit.
Ndegjova nga familjaret, miqt dhe dashamiret se gjithe rrethi i Kercoves kish ardhur per te percjelle trupin e pajete te babait per ne perjetesi.
Te nesermen per tri dite te gjithe u rikethyen ne ngushellime per familjen dhe mua qe kisha shkuar nga Amerika.Ashtu edhe ne pese dite dhe vazhdojne te vijne ata qe nuk kishin qelluar ne Kercove ato dite,dhe vazhdojne vizitat dhe telefonatat per te gjithe ne trashigimtaret atje dhe ketu.
Nxenesit e babait te moshave dhe profileve te ndryshme, nga profesora, doktora shkencash dhe mesues dhe nje akademik,nxenes te datit vete sot pensionista.
Te gjithe kolektivet shkollore te rrethit, qytetare te te gjitha shtresave, miq dashamire nga Kosova, Shqiperia dhe te gjitha qytetet e Maqedonise Perendimore....Te gjithe mesuesit e mi.
Telefonata nga gjithe bota ku jane shqiptaret.

*
Mbresa me la familja nga Kosova, qe kish qendruar ne shtepine tone ne kohen e luftes dhe tregimi i tyre qe kishin per te me ngushelluar , ata e ndane me mua kete tregim:Ne ardhje te familjes nga Kosova ne kohen e luftes Shazi i sjelle ne shtepi nje familje tre anetareshe burre e grua me nje te mitur nen njevjec.Babai i pret me mireseardhje shqiptare, me mikpritje shqip" prej sot dhe deri sa te jete e shkruar, kjo eshte shtepia juaj, rrini si ne shtepine tuaj..kemi s'kemi ky eshte rregulli nen kete kulm"
Nejse, tregimi i familjarve ishte keshtu qe te me bejne mua edhe me krenar per babane qe pata: Genti voglushi i semure si refugjat kampesh maqedonie i rrezikuar nga shendeti mrekullisht kish ardhe ne vend te shpetimit te sigurt, Shazi ish kujdesur si per femijet e tij dhe pas sherimit kish festuar edhe Ditelindjen e pare ne shtepine tone...
Pas lufte ne Ditelindjen e dyte te Gentit kur familja e tij kishin ftuar familjen tone, Shazi dhe Atlija kishin qene te zene me arsye POR, nuk kish qene i zene dati , shkon 80 vjecari ne Ditelindjen e Gentit dyvjecar.
Kur i sheh dati se shtepia dhe gjithe pasuria e familjes mike eshte djekur dhe rrafshuar me toke qan me lot si femije.
Feston Genti Ditelindjen ne shator, kjo i keput shpirtin plakut dhe perzemersisht i fton te kethehen tek ne derisa te rregullohen me mire...ata me falenderim zemre nuk pranojne por ,kurre nuk e harrojne , ata e ndane tregimin me mua, me kishin pritur te me ngushellojne edhe mua, fjeten edhe nje nate per te me nderuar mua.
Si e pashe une nje grua qe qante ne perkujtim dhe sherbente perkrah Atlijes si te ishte bije shtepie, dhe une nuk e njihja kete moter...ishte nena e Gentit.
Ata ndejten si ne shtepi vertete dhe tash jemi si familje e vertete e lidhur si me gjak,dhe nga fisnikria e datit ishte ajo qe na bashkoi edhe me shume sigurisht.

*
mbresa te shkeputura ne ditet e ngushellimit:
Ne sigurisht qe u tronditem per faktin se babai nderroi jete, per faktin se e kishim baba , mesues dhe kryefamiljar, per faktin se prinderit kane vend si asnje tjeter dhe nuk kane moshe .
Por ne kohen shume dinamike qe ne jetojme, ne kohen qe perdite ndodhin tragjedi te pashoqe, ne kohen qe vdesin plot te rinje pa shijuar jeten te shoh une njerez te moshave te ndryshme te derdhin lot per babain tim plak kjo me la pa fjale, kjo me ringjalli dhe me forcoi amanetin e babes dashurine per Kercoven dhe kombin
POR, mbresa te pashlyeshme me kane lene kujtimet e njerezve per babane, keshillat dhe si kish bere diference nje mesues i popullit ne rrethin e vet me te papasmen e vet, me patakatin e vet por me idealizem dhe perkushtim te jashtzakonshem.
Ja disa mbresa si e quajten babane ata qe na vizituan,origjinal si folen me gojen dhe ndjene me shpirtin e vet,dhe mbresa mbi mbresa ishte se shiheshte shprehja me zemer dhe fisnike e bashkeqytetareve dhe jo sa per nje rend.

_* Nje kercovar vjen duke qare dhe me thote:" me keshillimet e babait tend une kam ruajtur mendjen, ku te drejtohem une tash? tek varri" keshillime qe babai kish lene neper vizitat trup e terthore rrethit duke shkuar ne vorrime, ne tri e pese dite ne rend e pa rend per te fortuar moralisht kercovaret ne djega ky baba i djegur vete per djalin e vet te madh qe e kishte si vella qe i kish rritur edhe femijet e vet bashke me Ismailin.
_ * "Ngushllime ka vdekur babai juaj dhe babai im"
_ * Ka vdekur mesuesi i gjithe Kercoves.
_ * Klasiku i arsimit
_ *Veterani dhe tribuni i rrethit.
_ * Mesuesi i popullit
....................
Edhe shume fjale miradie por te ndjera dhe kjo kishte me shume rendesi dhe mua me pelqeu me shume "mesuesi i popullit" pasi jetoi ashtu thjeshte me popullin e vet dhe nuk iu nda asnjehere ne te mire e ne te keq derisa edhe shkoi ne perjetesi.

Ja disa porosi te babes, si keshilla te perjetshme:

_ *Familja eshte qeliza e nje kombi, kujdesuni per vetveten qe te mund te kujdeseni per familjen.
Edukoni dhe shkolloni femijet qe te ndihmoni te dale ne drite gjithe kombi.
- * dashurine nisnje me familjen, Kercoven dhe pastaj edhe gjithe kombin
_*(vetem dy dite para se te nderroje jete ,gruas sime Diles i thote ne telefon" mos pertoni tu ndihmoni femijeve te shkollohen, mos pertoni tu ju bertit dhe me te forte e me te mire ti qitni ne drite)..arsimimi mbi te gjitha.
-*Dashuria si per vendin , ashtu edhe per kombin duhet te jete jo nje dite, jo nje vit e dekade por e perjetshme.
- *Synimi per bashkim kombetar shqiptar ne Ballkan kurre nuk duhet te dale nga moda, kurre nuk du te vjetrohet derisa te behet realitet.

..................................................................................................
U ndame tek varret aty ku eshte varrosur babai, aty ku edhe vete ka dhene mund per zbukurim dhe per te hequr nje ferre per tu dhene dinjitet kercovarve te vdekur, sot eshte bashke me bashkeqytetaret e vet dhe bashke me djalin e vet Ismailin, e di qe eshte i lumtur, shume i lumtur.
Nje dite tjeter para se te kethehem u rashe varreve disa here fund e krye dhe kalova sa dhimbje aq edhe kenaqesi cmallje dhe dashuri ndjeva per varret, per familjaret ,per shoket, per bashkevendasit e mi..perqafova varret para se te largohem.
Varret dhe te gjallet e Kercoves i dua njesoj.

Lamtumire Dati dhe mesuesi im !

me nderime,
Bili(Xhabiri)


Postuar nga Anonymous Kyqur 2007/2/10 17:49:43 (795 Lexime)


Kėrēova pėr herė tė parė pėrmendet nė shekulline e dytė para erės sė re gjegjėsisht nė kohėn e luftėrave Romake me mbretrin e Maqedonisė PERSEUN, dhe atė me emrin USKANA .
Ky emėr i vjetėr nuk mundi tė mbijetojė , por u zhduk gjatė kohės sė depėrtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukėn edhe dymbėdhjetė kėshtjella romake nė afersi tė Kėrēovės.Pėrveē gjurmėve tė vjetra arkelogjike, tė cilat deshmojne lashtėsinė e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki nė fshatrat Atishtė) mund tė pėrmendim po ashtu varret ilire nė Zajas, Trojet nė Kaleshe,Manastirishten nė Arangjell.

Me gjithė pėrmbytjen sllave qė ndodhi nė kėto vise prej shek. 7 e mė kėndej dhe sundimit tė egėr bizantim, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tėri, por arriti ta ruajė bėrthamėn e tij tė fortė dhe kėshtu ta mbijetojė mesjetėn.Mė vonė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIII ,Kėrēova bie nėn sundimin serb dhė atė pėr njė shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kėrēova pėrjeton fatin e vendeve tė tjera tė Ballkanit . Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se Kėrēova nė kohėn e sundimit otoman nė shekullin XIV nė strukturėn e saj shoqėrore-ekonomike ka pasur ma tėper shqiptarė mė shpėrndarje mė tė gjerė gjeografike se sa sot.Psh. nė deftėret turq , nė Kėrēovė pėrmendet lagja shqiptare, me 71 shtėpi.Shenimet mė tė sakta mund ti gjejm tek vepra e Sami Frashėrit, Kamus al Alam 1889, ku Kėrēova paraqitet si kaza e Sanxhakut nė vilajetin e Manastirit. Piriudha e re fillon me ēlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisė osmane. Kėrēova gjer mė sot kaloi nėpėr sundimet tė reja sllave , pėrcjellur me shtypje tė mėdha . Viti 1913 pėr Kėrēovarėt ėshtė vit i trishtimeve .

Ky ėshtė vit i njė masakre kunder populliut te pafajshėm ,kundėr pleqėve,grave e fėmijėve, tė cilėt u prenė nėper xhamia dhe u dogjėn nėpėr kasollet, ose u varrosėn nė varreza kolektive, tė cilėt akoma nuk jan tė zbuluara.Nė kėto krime janė dalluar ēetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit , nėn komanden e tė cilėve janė kryer masakrat nė Qafė,Zajaz,Greshnicė,Cėrvicė,etj. Kėt terror e masakėr e dėshmon edhe letra e njė ushtari ,tė cilėn me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine" "Kėtu po ndodhin gjėra tė tmerrshme.Rrėnqethem e flokėt mė ngriten pėrpjet e gjithė pyes veten a ėshtė e mundur qė njeriu tė jetė kaq barbar. Kudo kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150,e 200 shtėpi por ,ku nuk ngeli asnjė njeri i gjallė.I mblidhin njerėzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copėtonin qė tė gjithė me thika." Njė episod mė vehte ėshtė rasti i fshatit te Qafės nga ana e bandavė tė ēetnikėve ku sipas burimeve tė sakta janė vrarė 92 fshatarė.Dukė e parė kėt masakėr mbi popullsinė e pafajshme tė fshatit veēanėrisht tė babės sė saj Sulltanė Qafa merr gėrshėrėt e dhenėve , del nė shkallė , vret rojen, plagos rėndė 3 banditė dhe kėshtu krijon njė tollovi tė paparė prej nga banditėt detyrohen tė largohen nga fshati.Nė pėrleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanė Qafa.Mė kėtė akt heriok, Sulltana mund tė llogaritet ndėr heroinat e popullit shqiptar.Pėr hir tė kėsaj , populli i ngriti pėrmendore tė meriitueshme nė fshatin e saj Qafa. Nė mesin e dy luftėrave u dogjėn shumė fshatra rreth Kėrēovės .

Nė periudhėn 1939-1945 populli shqiptarė ishtė i angazhuar nė luftė pėr pavarsinė ,por fati historik deshi qė , pėr te njėjtin qėllim tė nisen kryesisht nga dy rrugė tė ndryshmė, rrugė pro kominzmit dhe rrugė anti komunizmit. Lufta e Dytė Botėrore perfundoi me ngadhėnjimin e komunizmit, nė vitin 1945, por, pikėrisht ai komunizėm , qė gjatė luftės ishte telall i vėllazėrimit tė gjithe popujve , nė Kėrēovė njėlloj sikurse edhe nė vendet tjera tė mbetura jashtė shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare.

Nė pikėpajme demografike, shqiptaret pėrbejnė popullsinė mė tė vjeter autoktone, dhe pėr nga numri asnjėhere nuk ka qenė pakice. psh mė 1889 sipas Sami Frashėrit kazaja Kėrēoves ka pasur rreth 34000 banore prej tė cilėve 14000 shqiptar e tjerėt .Mė 1921 qyteti i Kėrēoves ka pasur 28228 nga cilėt 14454 ka qenė shėno si pravosllav kurse 13774 tė besimit musliman


Postuar nga Anonymous Kyqur 2007/1/11 11:57:58 (913 Lexime)

Gjashte persona humben jeten,ndersa nje tjeter eshte plagosur rend gjat nje aksidenti qe ndodhi pasditen e djeshme ne afersi te Ohrit. Kater prej viktimave jane maqedonas nga Kerēova,ndersa dy te tjere jane shtetas shqiptar.Aksidenti ndodhi ne rrugen Kerēov-Oher,ne fshatin Cer,si pasoj e perplasjes se dy automjeteve,njeri prej te cilve me targa te Tiranes. Data 11.01.2007


(1) 2 3 »